Kejvina Kthella javën e kaluar i tregoi të gjithëve se ajo do të ndërpriste aventurën në emisionin “Xing me Ermalin”, për të vazhduar karierrën në një televizion italian.
Tashmë ne u prezantuam me velinën e re, që do ta zëvendësojë atë. Ajo quhet Belinda Dragoti.
Thuhet se ajo ka konkurruar në “Miss Universe” sipas “iconstyle.al” dhe është nominuar si një nga finalistet pretendente për kurorën e më të bukurës.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Belinda ka shpërndarë me të gjithë gëzimin për këtë mundësi, duke nënvizuar faktin se u përzgjodh mes shumë vajzash konkurrente:
“Jam shumë e lumtur të jem pjesë e stafit të ‘Xing’ dhe gjithashtu optimiste për ta përfaqësuar këtë pozicion sa më mirë. Përzgjedhjen mes aq shumë vajzave që aspironin këtë vend e konsideroj vlerësim dhe një hap të sigurt në karrierën televizive!”
Në këtë postim nuk ka munguar edhe komenti i Kejvinës:
“Suksese yll i bukur” – shkruan ajo, duke na bërë të gjithëve të besojmë se marrëdhëniet mes vajzave janë mjaft të mira dhe nuk ka aspak xhelozi.