Ai është një nga zërat më të mirë të muzikës popullore shqiptare. Me këngët e tij ka arritur të vjedh zemrat e publikut dhe prej vitesh është i pranishëm në jetën publike. Mirëpo ditën e sotme këngëtarit të njohur i ka ndodhur diçka e papritur.
Ai është ndaluar në mëngjes nga policia rrugore dhe këtë gjë e ka treguar në një intervistë për’ Rreze Drite’ në Report Tv.
“Edhe pse u nisa herët prapë u vonova, e biles më ndaloi policia se nxitova. Por i thashë policit ‘më fal’ se jam në orën 9 në transmetim direkt”, tha këngëtari.
Ndër të tjera ai tregoi se ngjarja nuk u zmadhua shumë dhe punonjësit e policisë e mirëkuptuan.
Fatmirësisht punonjësi i policisë rrugore thjesht e kishte këshilluar të mos tejkalonte limitin e lejuar të shpejtësisë dhe këngëtari shpëtoi pa u gjobitur.