Përveçse në profesionin e tyre, ato mund t'i shohim edhe në këtë fushë.
U surprizuam të gjithë kur vumë re fotot e fundit të këngëtares së njohur dhe shumë të dashur për publikun, Nora Istrefi e cila ka ndërmarr një hap të ri që nuk kishim imagjinuar ndonjëherë. Nora gjithmonë tërhiqte dhe vazhdon të tërheq vëmendjen me stilin e saj elegant, sexy dhe me shumë shije. Sigurisht që këngëtarja 30 vjeçare e ka kuptuar mjaft mirë ketë pjesë dhe ka vendosur të përfitoj duke u bërë blogere. Nora madje ka nisur duke postuar në instagramin e saj kombinime dhe veshjet e saj të para. I urojmë shumë suksese.
Armina Mevlani është një personazh tjetër me të cilën u çuditem këndshëm kur 25 vjeçarja do të bëhej një blogere dhe madje e mirëfillte. Arminën e kemi njohur si Miss dhe më pas dhe si prezantuese, por të gjitha këto i përkasin të shkuarës. Para një viti bukuroshja hapi dyqanin e saj të parë me markat nga më të shtrenjtat. Më pas, vijoi me blogun Rebel Heart dhe sigurisht duke mos humbur asnjë sfilatë.
Angesa Vuthaj është një ndër modelet e para e cila ka vendosur të behët blogere dhe të lë pas saj modelingun, ajo madje ka hapur dhe linjën e saj agnesavuthaj.com Bags & Shoes Line. Gjithmonë vesh tendencat e fundit të modës dhe sigurt që nuk humb asnjë sfilat.
Jonida Maliqin e kemi njohur shumë vite më parë si këngëtare, por vitet e fundit e njohur si një femër me shumë stil dhe me influencë të madhe për sa i përket tendencave të fundit. Jonida ka një dyqan të sajin prej vitesh shumë të njohur dhe të suksesshëm me rroba dhe këpucë. Këngëtarja në instagramin e saj poston foto të shumta me kombinime nga më të ndryshme. Veç të tjerash kjo është dhe një mënyrë shumë e mirë marketingu për dyqanin e saj.