Një aksident si në filma por fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të poliklinikës së specialiteteve në qendër të qytetit rreth orës 12:50.
Një makinë ka ardhur me shpejtësi nga qendra e qytetit në drejtim të poliklinikës. Në një parking aty afër një mjet tjetër ka qenë duke dalë. Ka mjaftuar një përplasje e vogël që ky mjet me ngjyrën e bardhë tip “Volksëagen” të fluturojë në ajër dhe të përfundojë disa metra më tutje.
Mësohet se drejtuesi i automjetit, “Volksëagen Golf 7”, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa i plagosuri me plagë të lehta është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.