Përpara parlamentit të Shqipërisë situata duket disi më e agravuar.
Pas fjalimeve të kandidatëve për deputet që nuk pranuan mandatin dhe figurave të tjera të rëndësishme të opozitës, tashmë duket se turma ka reaguar duke hedhur shashka dhe tymuese në drejtim të policisë.
Ashtu si në herën e kaluar, protestuesit i kanë vendosur sërish zjarrin një gome përpara parlamentit, duke formuar një distancë mes tyre dhe kordonit të policisë.