INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si në ''ilegalitet''? Mbi 20 demokratë mblidhen në një studio muzikore për partinë e re [FOTO]

Si në ''ilegalitet''? Mbi 20 demokratë mblidhen në një studio muzikore për partinë e re [FOTO]

Publikuar më: 21:19 22-04-2019

Pak para zgjedhjeve lokale, partia e re që po krijohet, ku u fol se pas saj ishte Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi, është një nga temat më të diskutuara.

Flitet se janë të paktën 23 nismëtarët e krijimit të partisë më të re politike “Bindja Demokratike”.

Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Leonard Olli, janë disa prej emrave të konfirmuar tashmë, ndërsa mbledhja po mbahet në ambientet e një studioje muzikore te një pallat pranë Liqenit Artificial.

Ndërsa deputetja Rudina Hajdari ka mohuar zërat se do të jetë pjesë e kësaj partie, ndryshe ka reaguar ish deputeti Astrit Patozi.

Patozi ka konfirmuar për mediat themelimin e një force të re politike që do të quhet “Bindja Demokratike”.

Patozi u shpreh se partia do të regjistrohet ditën e nesërme në gjykatë, ku do të ketë edhe një komunikim për media nga kjo forcë politike.

“Faleminderit shumë për këtë vëmendje, ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe asgjë për të treguar, nesër do të kemi një komunikim me ju post-factum dhe do ju tregojmë çdo gjë”, tha Patozi.

stufdi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002345085144043