Të premtën e shkuar bëri bujë lajmi i plagosjes së menaxherit të njohur, Met Elshani. Ky i fundit mbeti i plagosur me dy plumba në një ndër lagjet e njohura të Prishtinës, pikërisht aty ku rri dhe reperi i njohur Fero. Menjeherë pas sulmit, policia bëri të mundur arrestimin e 4 personave, ndërkohë që personi i cili e plagosi menaxherin e On Records u trajtua në spital pasi kishte mbetur i lënduar nga përleshja.
Mirëpo ditën e sotme Adhurim Krasniqi, i cili ka plagosur menaxherin e “On Records”, është arratisur nga institucioni në fjalë rreth orës 04:00 të mëngjesit, raporton “Klan Kosova”. Detajet të tjera pritet të publikohen në vijim...