INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ngrohen në dimër shqiptarët? Rroftë batanija, bluzet e leshit dhe…!

Si ngrohen në dimër shqiptarët? Rroftë batanija, bluzet e leshit dhe…!

Publikuar më: 11:51 13-12-2018
Nga Anisa Bega
 
Meqë jemi në stinën e dimrit, më erdhi ndërmend të ndaja me ju disa nga metodat më unike që ne shqiptarët nga halli kemi zbuluar për t’u ngrohur. Përveç, vendeve që e kanë dimrin më të egër, që i kanë krijuar më shumë kushtet( shumica ka sobë me dru). 
Më thoni pak, a ka shtëpi shqiptare që nuk ka minimalisht 2 batanije në dhomën e ndenjes?! As që bëhet fjalë, pasi në të kundërt do thanim nga të ftohtit!
 
Po shishe të vogla me ujë të ngrohtë te këmbët?! Sigurisht që po, ngrohje e menjëhershme!
 
Pallatet në vendin tonë nuk kanë sistem ngrohës, pra si janë kudo në botë me kaloriferë që hapen në orare të ndryshme. Fatmirësisht, shumica nga ne ka dalë jashtështetit dhe e ka parë që shtëpitë janë të ngrohta dhe nuk dridhen nga i ftohti brenda. Luksin e kemi të preferuar ne, ndërkohë brenda “ na than shpirti nga acari”.
Do thoni ju, por ke kondicionerë dhe ngrohës, por faturat stratosferike sërish UNË do t’i paguaj si gjithmonë, sepse nuk kam zgjidhje tjetër. Nëse i krahasojmë me vendet e tjera të Europës, vijnë më shtrenjtë!
 
Ngrohja qëndrore e përbashkët në një pallat, harxhon shumë më pak sesa ngrohja personale në secilën shtëpi. Pra si përfundim, do veshim 4 bluze leshi brenda shtëpisë, papuçe leshi, pantallona të trasha, etj. Do e hapim kondicionerin, ose ndonjë ngrohje tjetër nja 10 minuta dhe do e fikim prap se harxhojmë. 
 
Dhe erdhi pjesa më e bukur tani të dashur, kur flisni me njerëzit tuaj që jetojnë në vende edhe më të ftohta, ata i ke me bluza të holla ( ndoshta me bluza verore), pa u dridhur nga i ftohti, ndërkohë ti je zhytur në krevat duke u përpjekur të ngrohësh shpirtin. 
 
Si përfundim, ndoshta kam harruar ndonjë metodë tjetër ngrohjeje, por sërish nuk ka si batanija, dridhja e trupit nga i ftohti se fundja nuk shijohet dimri pa këto ndjesi!
Article Logic
Execution time: 0.003687858581543