INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si nisi historia e akuzave  Birn-Meta-Dia

Si nisi historia e akuzave Birn-Meta-Dia

Publikuar më: 15:26 27-01-2016

Historia e akuzave ndaj Ilir Metës nisi në 3 Shtator të 2015 kur agjensia investigative Birn publikoi atrikullin: “Ilir Meta mori rryshfet nga biznesmeni i arrestuar për mashtrim”. Kaq mjaftoi dhe në Shqipëri u ndez debat i ashpër mes dy kampeve politike.

Por çfarë shkruhej në brendësi të shkrimit të agjensisë investigative Birn? Në artikullin e fillim shtatorit Birn shkruan se avokatët që përfaqësojnë OSHEE-në në një gjyq arbitrazhi ndërkombëtar në Vjenë, pretendojnë se kanë prova që një ish-kryeministër  që më pas opozita dhe disa media kryesisht on line deklaruan se ishte Ilir Meta, ka marrë rryshfet nga biznesmeni i akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash, Kastriot Ismailaj.

Më tej shkruhej në artikull se detajet e akuzave kanë rrjedhur pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej ÇEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup.

Sipas një kërkese për t’i hedhur poshtë akuzat e ngritura nga DIA, një kopje e së cilës është siguruar nga BIRN, zyra ligjore e OSHEE-së, “Clifford Chance” pretendon se ish-kryeministri, ka qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej ÇEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011.

Pronari i DIA-s, Kastriot Ismailaj është në arrest, i akuzuar për pastrim parash dhe mashtrim, i dyshuar se ka orkestruar një skemë mashtruese të mbledhjes së borxheve të CEZ, në bashkëpunim me ish kreun e bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hajsek.

Demokratët kërkuan hetim ndërkombëtar për këtë çështje, ndërsa dorëheqja e kryeparlamentarit Meta sipas tyre ishte e domosdoshme. Largimi nga posti  kryeparlamentarit, sipas opozitës do t’i hapte rrugë hetimit të plotë të aferës DIA. Ndërsa mediat on line gjithë kohën furnizuan tezën se ishte pikërisht kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të qeverisë së tij që përhapën emrin e Ilir Metës, për shkak të ftohjes së marrëdhënieve mes tyre. Në fakt pas këtyre akuzave marrëdhëniet e ftohura, kaluan pothuajse në ngrirje deri sa vetë Rama mbrojti bashkëaleatin e tij si të pafajshëm në këtë histori.

E pikërisht në momentin kur u shua debate mbi këtë cështje, “Clifford Chance” reagon duke hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj kryeparlamentarit shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984