Se fundmi në rrjet u bë virale një video ku reperi i njohur Noizy u përfshi në një sherr me shokun e Stresit, Cllevion. Duket se e gjitha kjo kishte nisur pasi ky i fundit ka folur kundër anëtarit të OTR, ku ditën e sotme kishte shkuar në lokalin e reperit në qytetin e Durrësit dhe kjo u duk si një provokim nga ana e tij.
Mirëpo, duket se sherri midis të rinjve ka nisur më parë ku përmes disa bisedave virtuale ata janë përfshirë në një debat.
Disa ditë më parë Noizy ka bërë publike një video në ‘TIK-TOK’ të cilën më pas e ka fshirë.
Para një jave Cllevio postoi një mesazh të Noizyt, ku ky i fundit i thotë se është gabim që e shan në rrjetet sociale.
Nuk dihet ende se si do të përfundojnë gjërat mes dyshes dhe asnjëri prej tyre nuk është prononcuar për të folur në rrjete sociale.