Dasma e tyre është ndër më të përfolurat e kësaj vere.
Pas një lidhje 10 vjeçare, Turi dhe Orinda vendosën të hedhin hapin e radhës në marrëdhënien e tyre, duke u finalizuar me martesë. Edhe pse janë munduar të mbajnë një profil sa më privat, çifti kanë zbuluar disa detaje nga ceremonia e martesës e cila siç duket, do të jetë shumë e veçantë. Një detaj mjaft interesant është edhe ftesa e dasmës e cila është shumë ndryshe nga ato që ishim mësuar të shihnim deri tani. E vendosur në një cilindër qelqi si një mesazh në shishe e shoqëruar me një dertaj romantik, siç është lule e livandos. Por çfarë ka të vendosur brenda saj? Këtë na e zbulon bashkëshortja e vëllait të Dr Florit, Eneida nëpërmjet këtyre fotove.
Vendi i dasmës do të jetë Rezidenca Iluminatum. Mes natyrës së gjelbëruar, në mbrëmjen e verës, në datën me tri shtata...Orinda dhe Turi do të martohen!