Që Çani shquhet për këto gjëra nuk ka nevojë për diskutime! Edhe pse vitet kalojnë dhe ai “plaket” prap se prap brenda trupit të tij ekziston po i njëjti Arian Çani i 10 viteve më parë.
E ftuar në "Zonë e lirë" dje ishte Ventrilokja e parë në Shqipëri, Arjeta Dhima, e cila mund të flasë pa lëvizur buzët, duke përdorur vetëm diafragmën.
Gjatë 'bisedës' me Arianin të njërës prej kukullave të saj, kukulla ka shprehur dëshirën për të puthur Çanin në buzë.
“Sigurisht, sa të mbarojmë intervistën”-është shprehur moderatori.
Menjëherë pas përfundimit të intervistës, Ariani u ngrit të përshëndeste ventriloken dhe sigurisht, të plotësonte dëshirën e kukullës së saj duke e puthur në buzë.