Papritur e pa kuptuar, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Big Mama ka deklaruar se i ka dhënë fund beqarisë. Bigu, emri i vërtetë i të cilës është Besiana ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me fustan nusërie, me vello dhe e rrethuar nga mikesha.
“Nata e fundit e beqarisë”, ka shkruar këngëtarja dhe menjëherë kanë vërshuar urimet.
Mirëpo afterparty.al zbuloi se nuk bëhet fjalë për një festë beqarie te vërtetë, pasi e vërteta qendron ndryshe!
Pamjet janë nga klipi më i ri nga Big Mama dhe kënga do të titullohet “Kanagjeqi”, pra nata e martesës që festohet nga vajzat dhe del shumë shpejt në treg.
Ndërkohë në shtator do të vijë në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun dhe do jetë një dedikim për babain e saj të ndjerë, për raportin “baba-vajzë”.