Do të thonim e pabesueshme, por ç’është e vërteta nuk na habit më asgjë që ka lidhje me familjen Kardashian.
Pas gjithë zënkës ndërmjet Kanye West, Amber Rose dhe Wiz Khalifa, në fund edhe Kim mori masa...duke postuar një foto në Instagram me Amber. Ç’kuptim ka kjo foto vallë? Më e pakta është që gjithkush mund të ndjehet sadopak i mashtruar, në rast se do t’u bënin përshtypje bëmat e Kim natyrisht. Duke marrë parasysh se Kanye kërkoi falje sa hap e mbyll sytë për ofendimet ndaj djalit të Amber dhe Wiz, kjo foto duket thjesht përfundimi i natyrshëm i një teatri të inskenuar. Ajo që e bën edhe më intriguese situatën është fakti se u përfol gjatë që ishte pikërisht Kim ajo që mori Kanyen nga krahët e Rose, por duket se vajzat e kanë lënë këtë histori pas krahëve. Pa dashur të stereotipizojmë, prisnim pak më shumë....edhe kur flasim për një striptise dhe një aktore filmi porno.