Polonia duket se e ka gjetur zgjidhjen për të mbajtur të rinjtë në vend që ata të mos largohen.
Një ligj i ri i ri po hyn në fuqi, i cili do të heqë taksën mbi të ardhurat për afro 2 milionë punëtorë të rinj si një formë e përpjekjes së qeverisë për të ndaluar ikjen dramatike të brezit të ri. Pra, jo taksa = më shumë para, shkruan CNN.
Që pas bashkimit me B.E 15 vite më parë, Polonia ka përjetuar ikje masive të moshës që njihet si “truri i kombit”. Kryeministri Mateusz Morawiecki tha se përjashtimi nga taksat do të sjellë mundësi të reja për të rinjtë, “në mënyrë që ata të jenë pothuajse njësoj me Perëndimin”.
Kur Polonia dhe shtatë vende të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore u bashkuan me Bashkimin Europian në vitin 2004, shtetas të shumtë u larguan pasi qenë në gjendje të udhëtonin pa pasur nevojë për leje punësimi ose vizë.
Kur u prezantua ligji i ri në Parlament, kryeministri Moraëiecki tha se “1.7 milion njerëz janë larguar nga Polonia në 15 vitet e fundit”. “Është humbje e madhe,” shtoi ai. “Të rinjtë duhet të qëndrojnë në Poloni.”
Ligji është pritur mirë nga një pjesë e njerëzve, ndërkohë që ka edhe të tjerë që janë të mendimin se nuk është i mjaftueshëm për t’i bindur të rinjtë të kthehen ose të mos largohen.
Eskpertë të imigracionit thonë se duhet të hapen shumë sektorë që janë tërheqës për moshat e reja së fundmi.