INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si po i përdor Erdogan telenovelat turke? “Propoganda që po ngjall ndjenja të përziera te shqiptarët”

Si po i përdor Erdogan telenovelat turke? “Propoganda që po ngjall ndjenja të përziera te shqiptarët”

Publikuar më: 14:10 17-09-2017

Presidenti Rexhep Taip Erdogan po përdor telenovelat turke për të përçuar mesazhet që dëshiron të cilat në thelb i shërbejnë për të legjitimuar sistemin që synon. Profesori i historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vienës Oliver Schmidit i njohur në Shqipëri si biografi kontrovers i Skënderbeut ka analizuar se çfarë fshihet pas qëllimit për të përhapur në mbarë botën kulturën osmane nëpërmjet telenovelave turke, dhe sesi po e përdor historinë lideri Erdogan duke e shtrembëruar atë, me qëllime të caktuara. “ Ai zgjedh copëza të historisë për të legjitimuar atë sistem, të cilin e synon: një regjim autoritar islamik nën një sundimtar të ngjashëm me Sulltanin”-thotë historiani austriak. Projektet e shtrenjta të kinematografisë turke, sipas tij po përpiqen të çojnë mesazhe të gabuara tek shikuesit duke shfaqur anët pozitive të perandorisë osmane. Shkrimi i Schmidit për gazetën zvicerane "Neue Zurcher Zeitung" nis me këtë përshkrim; «Fatih Pushtuesi» quhet një film i xhiruar më 2012, prodhimi i të cilit ka kushtuar 16 milionë dollarë dhe kësisoj është ndër projektet më të shtrenjta kinematografike të Turqisë moderne. Me imazhe opulente dhe animacione kompjuterike filmi lartëson pushtimin e Konstantinopojës nga ana e Sulltanit osman Mehmetit të II-të më 29 maj 1453. Kur nisi të shfaqej në kinema, vëzhguesit perëndimorë u habitën me deformimin e hapur të historisë dhe me tonin e fuqishëm islamik të filmit”. Ndërsa më tej historiani shkruan për telenovelën “Sulltani i Madhërishëm”, seria i cili ‘pushtoi’ shikuesit në 47 vende të Ballkanit dhe të Orientit. Ajo prezanton një pamje opulente të Perandorisë së shekullit të ‘16”-vijon shkrimi. Po çfarë ka të bëj kjo me gjithë politikën turke?-pyet autori, ndërsa rendit se politikanët udhëheqës të Turqisë ndërsa kanë vizituar Ballkanin e kanë shprehur hapur se Perandori osmane na qenkësh një histori suksesi. "Kur vizitojnë krahinat e dikurshme të Perandorisë Osmane, politikanët udhëheqës turq të partisë qeverisëse mbështeten në trashëgiminë e kësaj Perandorie: në vitin 2009, ish ministri i jashtëm Dautollu tha në Bosnjë se Perandoria paskësh qenë një histori suksesi, e cila duhet të përtërihet. Në vitin 2013 Erdoani deklaroi në Prizren se Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë”-analizon faktet profesori i historisë. Sipas autorit të artikullit kjo propogandë po ngjall ndjenja të përziera te popullsia muslimane në Ballkan e veçanërisht te shqiptarët. “Konsolidimi i sundimit osman në Ballkan u arrit me çmimin e dëmtimit në pjesën më të madhe të shoqërive dhe kulturave të krishtera. Ndërsa brenda Turqisë karakteri islamik dhe ushtarak i këtij ekspansioni përdoren hapur në mënyrë propagandistike dhe sipas kutit të ideologjisë islamiste të AKP-së, diskurset e tilla ngjallin ndjenja të përziera edhe te pjesët e popullsisë myslimane në Ballkan, veçanërisht te shqiptarët. “Gjatë analizimit të politikës së regjimit turk ndaj historisë duhet të bëhet dallimi mes politikës së brendshme dhe asaj të jashtme. Në të dy rastet AKP dëshiron të prezantojë një imazh tejet pozitiv të Perandorisë Osmane. Kjo bëhet përmes disa formave: Perandoria Osmane si kulturë e shkëlqyer botërore. Perandoria Osmane si Perandori islamike. Perandoria Osmane si fuqi tmerruese ushtarake”-analizon Schmid. Po politika turke përpiqet të shfaq një tjetër imazh tek perëndimi nëpërmjet kinematografisë. Dhe ja sesi e arrin këtë. “Në shtetet e sotme pasardhëse të Perandorisë Osmane, të cilat janë të karakterizuara nga krishterimi, punohet me demonstrim të fuqisë dhe me tone anti-perëndimore. Në drejtim të Perëndimit argumentohet ndryshe: skicohet imazhi i një Perandorie tolerante, superiore sa i përket civilizimit, të hapur ndaj botës – dhe përballë këtij imazhi vendoset ai i një bote perëndimore konfesionalisht të ngushtë, e cila përndjekë besimtarët e feve të tjera”-konstatohet në analizë. Kinematografia turke përpiqet të paraqes një shtet ku sundon ligji, me institucione të fuqishme dhe barazi fetare, por perandoria turke nuk ka lënë asgjë të tillë pas, dhe vendet e tjera e dinë shumë mirë këtë. “Shtetet pasardhëse të Perandorisë Osmane sot përbëjnë një hark krizash nga Ballkani deri në Lindjen e Afërt. Shtet sekular ku sundon ligji, kushtetutë, institucione të fuqishme, parlamente, barazi fetare, politikë koherente në infrastrukturë dhe ekonomi – asgjë nga këto nuk la pas Perandoria osmane dhe njerëzit në këto vende e dinë këtë. Përtej qarqeve që financohen nga Turqia nuk ka nostalgji relevante politike për osmanët”-shkruan Oliver Schmid.

Article Logic
Execution time: 0.0040569305419922