INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si po u grabitet 'fëmijëria'. Raporti kritik në kuadër të 1 Qershorit

Si po u grabitet 'fëmijëria'. Raporti kritik në kuadër të 1 Qershorit

Publikuar më: 12:37 31-05-2018

Më shumë se gjysma e fëmijëve në botë, përkatësisht mbi 1.2 miliard, kërcënohen nga konflikti, varfëria e përhapur dhe diskriminimi ndaj vajzave, thuhet në një raport të Organizates së Bamirësisë Ndërkombëtare 'Save the Children’. 

 

I publikuar para 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, raporti analizon se si këta tre faktorë po ua grabisin fëmijëve 'fëmijërinë'.

Raporti po përfshin renditjen e 175 shteteve, ku fëmijëria është më së shumti e kërcënuar, si rezultat i shëndetit të dobët, kequshqyerjes, përjashtimit nga shkollimi, punës, martesës, shtatzënisë së hershme dhe dhunës ekstreme.

 

Pesë vendet e para, ku fëmijët kanë fëmijëri të shëndoshë, janë: Singapori, Sllovenia, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.

Në pesëshen e fundit radhiten vende të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa Nigeria është e fundit në listë.

Më shumë në këtë kategori: « Hamburgu hyn në histori. Zbuloni pse
»
Article Logic
Execution time: 0.0042350292205811