Tayna është padyshim një nga reperet më të suksesshme të momentit. Me këngën e saj të fundit “Kce” që ka thyer rekorde klikimesh, ky duket se është momenti më i mirë në karierrë për të.
Padyshim ashtu si edhe tek shumë prej nesh, brenda Taynës fshihen disa dëshira, të cilat ajo nuk ka aspak turp t’i ndajë me ndjekësit.
Në “InstaStory-n” e saj Tayna ka publikuar një fotot të disa mjellmave dhe poshtë përshkrimi: “Zot bohem mjellme” .
Duam t’i kujtojmë Taynës se në fakt ekziston një film vizatimor i tillë i quajtur “Princesha Mjellmë”, ku një princeshë mallkohet nga njerka e saj për tu shndërruar në mjellmë deri përpara mesnatës.
Më pas princesha, do të shpëtohet nga princi i kështjellës dhe gjithçka ka një fund të lumtur.
Për Taynën duket se ky do të ishte një bekim, ndërsa princesha e vuajti shumë faktin e të qënurit një mjellmë.