Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku padyshim janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, me një marrëdhënie që vazhdon që nga rinia e tyre.
Të dy së bashku ia kanë arritur ta ruajnë frytin e dashurisë edhe teksa suksesi në karierrën e tyre shkon gjithnjë e më lart.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto me një shikim paksa të nevrikosur, e cila e ka shoqëruar këtë postim me një mbishkrim:
“Ai momenti kur vajza është në gjumë, edhe Besi rrëzon gjysmën e tenxhereve në kuzhinë.”- ka shkruar Xhensila.
Por, Besi nuk ka nguruar aspak për t’ia kthyer një përgjigje që na bëri të qeshim të gjithë:
“Po pra po, kur e zgjoj un thuhet pse e zgjove, kur e zgjon ti vetë thua kishte orarin për ta zgju ajo tani”- ia kthen Besi.