Dy ditë më parë janë arrestuar 9 mjekë, farmacistë dhe infermierë në spitalin Rajonal të Shkrodrës u vunë në pranga.
Ata akuzoheshin për shpërdorim detyre, pasi kanë shpenzuar më shumë nga çfarë ka qenë ë nevojshme.
Avokatët e pandehurve kanë kërkuar të njihen më provat, ndaj seanca është shtyrë për ditën e nesërme në orën 9:00.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Urdhrit të infermierëve në Shkodër Imir Hoxha dhe ndërkohë kreu u sindikatës së shëndetësisë Paolo Kaceri. Ata janë shprehur se mjekët dhe infermierët nuk janë kriminelë por i kanë shërbyer spitalit dhe qytetarëve ndaj meritojnë respekt.
“Kërkojnë lirimin e mjekëve dhe infermierëve të arrestuar si një akt aspak i drejtë nga ana e prokurorisë dhe gjykatës. Ata nuk janë kriminele por njerëz të cilët i kanë shërbyer spitalit dhe qytetarëve ndaj është i pakuptimtë dhe aspak normal arrestimi i tyre. Deklaruan gjithashtu se kjo mënyrë presioni ndaj mjekëve dhe infermierëve është një shtysë më shumë që ata të largohen nga Shqipëria”, apeluan ata
Por kujtojmë një detaj i cili vetë kryeministri Rama e ka bërë publik, në lidhje me mjekun e arrestuar Luan Dragusha.
Rreth dy vitesh më parë mjeku Dragusha u bë i njohur pasi zgjodhi të kthehej nga SHBA për t'i shërbyer qytetarëve të Shkodrës.
Me 27 gusht 2016, në Spitalin Rajonal të Shkodrës u realizua koronarografia e e parë, ku dr. Luan Dragusha ishte pjesë e grupit të mjekëve. Asokohe, lajmi bëri mjaft bujë duke u konsideruar si një nga arritjet më të mëdha të mjekësisë në rajonin e Shkodrës. Qytetarë të ndryshëm nga Shqipëria vinin në Shkodër për të marrë ekzaminimin duke i besuar aftësive të dr.Dragushës.
Ndërkohë mbi Dragushën është vendosur masa e arrestit me burg si edhe e pezullimit nga detyra.