INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si qëlloi me armë djali i Aleksandër Ndokës, militantin e LSI-së ditën e zgjedhjeve [VIDEO]

Si qëlloi me armë djali i Aleksandër Ndokës, militantin e LSI-së ditën e zgjedhjeve [VIDEO]

Publikuar më: 10:30 09-12-2017

Djali i Aleksandër Ndokës, i cili u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në makinën, Samuel Ndoka është një person me precedentë të shumtë kriminalë në Lezhë.

Ngjarja e fundit që bëri bujë dhe ku u përfshi ai, ishte përleshja dhe plagosja e Florian Dushkut, militant i LSI-së në Shëngjin.

Ditën e zgjedhjeve, në 25 Qershor pati disa përplasje dhe sherre mes militantëve. Më i rëndi që u denoncua në polici, ishte rasti ku u përfshinë nipat e Arben Ndokës, në Shëngjin. Ish deputeti i PS-së u largua nga parlamenti në mes të mandatit, për shkak të dekriminalizimit.

Megjithëse la mandatin e deputetit, Ben Ndoka nuk e la Partinë Socialiste dhe ditën e zgjedhjeve nipat e tij kanë lëvizur me armë në Lezhë dhe Shëngjin.

Siç shihet nga pamjet e siguruar nga SYRI.net ata sulmojnë një person, që më pas u identifikua si Florian Dushku, militant i LSI-së.

I riu mbeti i plagosur, ndërsa ngjarja solli akuza të shumta politike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766