Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë padiskutim një ndër çiftet më të komentuar në media vitin e kaluar, për shkak të ndarjes së tyre të shumë përfolur. Deri më tani, as Ledri dhe as Sara nuk kanë pranuar apo mohuar ndarjen e tyre për publikun, mirëpo ajo që është kuptuar qartë është fakti se mes dyshes ka një krisje.
E ftuar në “Cherry on Top”, Sara ka folur lidhur me këtë temë, duke u shprehur se nuk ka një përgjigje të saktë dhe sido që të shkojë, ajo është e qetë.
“Bora, me thënë të drejtën është një temë shumë delikate, të cilën unë ende dua ta mbaj private. Sepse ndonjëherë çfarëdolloj përgjigje që të japësh, nuk është asnjëherë ajo që publiku do të dëgjojë. Kështu që, njëherë për njëherë, derisa gjithçka të qetësohet dhe të marrim edhe ne vesh se çfarë po ndodhse ndonjëherë je kaq e ngarkuar saqë ndikohesh nga çdo gjë dhe të shkojë si të shkojë, unë jam shumë në rregull, nuk po e vras më mendjen”, shprehet Sara.