INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si qëndron e vërteta pas komentit të YLLIT BOTËROR? Moderatorja shqiptare i tregon të gjitha: Më bëri pak…

Si qëndron e vërteta pas komentit të YLLIT BOTËROR? Moderatorja shqiptare i tregon të gjitha: Më bëri pak…

Publikuar më: 12:35 15-11-2020

Moderatorja sportive, Lei Kraja ka treguar se periudhën e karantinës nuk e ka ndjerë shumë, pasi të qendrojë në shtëpi e ka me shumë dëshirë. Në një lidhje direkte me Friend Zone, ajo ka deklaruar se ka pasur dy nga shoqet e saj më të mira, që janë prekur nga Covid-19.

“Gjatë karantinës kam qenë gjithë kohën në punë nuk e kam ndjerë. Më dukej puna shumë bukur se nuk kisha ku shkoja tjetër. Na ka lodhur kjo situatë tani dhe nuk e di sa do të zgjasë.

Familjarët shyqyr nuk e kanë kaluar Covidin. Kam pasur një shoqe të ngushtë që e ka kaluar Covid, kam edhe një tani që e pyes herë pas here se si është”, tha Lei.

Më tej, moderatorja ka folur edhe për komentin që Dj i njohur me famë botërore, Dj Snake i bëri, por që fatkeqësisht gjithçka ishte mbyllur me kaq.

“Më bëri pak çudi, por është globalizuar bota dhe është ngushtuar. Nuk më ka shkruar mesazh,nuk i bëra aq përshtypje. Unë nuk flas kurrë për jetën personale, por vetëm për profesionale. Nuk më duket normale që të dal e të them që dal me këtë”, shtoi ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0017051696777344