INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ra në kurth edhe kryeministri/Publikohet biseda e Haradinajt me komedianët rusë [VIDEO]

Si ra në kurth edhe kryeministri/Publikohet biseda e Haradinajt me komedianët rusë [VIDEO]

Publikuar më: 11:46 12-07-2019

Dy komikët rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov(Leksus), kanë vënë në lojë edhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Njëri nga ta i është paraqitur kryeministrit Haradinaj në emër të ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, duke i thënë se pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës në shkëmbim të mbështetjes së Haradinajt.

Komikët rusë e kanë telefonuar dy herë kryeministrin Ramush Haradinaj, një herë në janar dhe një herë në prill.

Në këtë bisedë telefonike të publikuar në youtube nga ‘Russia 24 tv’, Haradinaj i premton mbështetje ‘Poroshenkos’, duke i thënë se do ta përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në twitter.

Ndërkohë pas fjalëve të Haradinajt, ‘Proshenko’ i ka kthyer përgjigje duke i thënë se pas fitores do ta pranojë Kosovën si një shtet të pavarur.

Pak ditë më parë edhe kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ra pre e komedianëve duke folur ndër të tjera për raportet Kosovë Serbi si dhe cështjen e kufirit.

Article Logic
Execution time: 0.0074717998504639