INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si reagoi Kim K pas krizës psikopatike të Kanye West?

Si reagoi Kim K pas krizës psikopatike të Kanye West?

Publikuar më: 09:33 23-11-2016

Tronditje pas tronditjeje në shtëpinë e Kanye West dhe Kim Kardashian.

Pas grabitjes së Kim në Paris vjen një “krizë psikopatie” nga Kanye, por nuk ka mjaftuar për ta thyer këtë shtëpi. Kjo pasi bukuroshja 36 vjeçare është në krah të bashkëshortit të saj, i cili u shtrua në spital me forcë për sigurinë e tij. Mamaja e dy fëmijëve u kthye menjëherë në L.A. nga mbrëmja e saj gala në New York për “t’i dhënë mbështetjen për të cilën ai ka nevojë tani”, sipas sajtit People. Burime pranë çiftit bënë me dije se grabitja e Kim me armë në kokë muajin e kaluar luajti një faktor shumë të rëndësishëm në krizën e Kanye, duke i shtuar dhe më shumë stres jetës së tij, pas gjithë asaj tejlodhjeje dhe mungese gjumi. Të njëjtat burime shtuan se Kim “po tregohet thjesht fantastike”. Duke marrë parasysh se një nga arsyet e menduara të kësaj krize ishin dhe problemet në martesë, ky duket një sinjal shumë i mirë për Kanye...deri në problemin e tij të radhës.

Article Logic
Execution time: 0.0044069290161133