INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si reagojnë shenjat e horoskopit kur i kanë nervat kaçurrel? E zbuloni tani

Si reagojnë shenjat e horoskopit kur i kanë nervat kaçurrel? E zbuloni tani

Publikuar më: 14:35 17-09-2020

Të gjithë kemi mënyrën tonë të reagimit kur jemi me nerva, ose kur na vjen në majë të hundës. Dikush mund të bëhet shumë agresiv, ndërsa dikush tjetër mund të përdorë metodën e agresivitetit pasiv. Reagimi ynë në situata të tilla varet nga shumë faktorë, por a e kishit menduar se shenja e horoskopit do të ishte një prej tyre?

Dashi Dashi është shenjë impulsive dhe kur është në humor të keq e ka të vështirë të kontrollojë veten. Nëse qëndroni para një Dashi që nuk është në humor, bëni mirë të largoheni me qetësi se nuk dihet se çfarë do të mund të ndodhë.

Demi Demi është i qetë dhe në pak raste ndodh të mos jetë në humor të mirë. Ndaj kur ndodh kjo, ai mbushet me energji negative, mbyllet në vetvete dhe urren çdo gjë.

Binjakët Binjakët nuk kanë nevojë për një arsye për të qenë në humor të keq. Personaliteti i tyre bën që ata të shkojnë në shtrat të lumtur në darkë dhe të zgjohen të mërzitur. Mundohuni t’i qëndroni larg, pasi sipas Binjakëve, fajin për mërzitjen e tyre e kanë gjithmonë të tjerët.

Gaforrja Gaforrja mbyllet në vetvete kur nuk është në humor dhe bëhet e pandjeshme ndaj botës. Ajo nuk dëshiron të flasë me askënd në ato momente. Gaforret ndiejnë në ekstrem, ndaj dhe është e pamundur që t’i bësh të arsyetojnë në ato çaste.

Luani Luanit nuk i pëlqen të jetë i veçuar. Kur nuk është në humor bëhet shumë dramatik, madje mund të bëhet dhe agresiv e arrogant.

Virgjëresha Kur nuk është në humor Virgjëresha bëhet histerike. Mund të ketë reagime shumë impulsive që mund të shkojnë deri në dhunë fizike. Një Virgjëreshë e nevrikosur nuk ka kontroll mbi veten dhe në disa minuta thjesht nuk e di se ku është dhe çfarë po bën.

Peshorja Ajo nuk e tregon pakënaqësinë pasi ka një mënyrë të sajën që e ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Peshorja ka një elegancë të lindur, por kur është me nerva e humb hijeshinë dhe në disa raste humb edhe logjikën.

Akrepi Akrepi përjeton çdo ndjesi intensivisht, dhe inatin e humorin e keq i përjeton po njëlloj. Në ato momente mundohu t’i qëndrosh afër, ndryshe do të përballesh me një furtunë emocionale që mund të shkatërrojë çdo gjë mes jush.

Shigjetari Ai qesh me vete edhe në momentet më të vështira, gjithsesi kjo nuk zgjat shumë. Kur nuk mund të mbajë më inat, thotë çdo gjë që mendon pa e menduar dy herë, duke anashkaluar pasojat që kanë fjalët e tij te të tjerët.

Bricjapi Kur nuk është në humor, Bricjapi bëhet më autoritar se zakonisht. Ai shndërrohet në një njeri arrogant, agresiv dhe fillon t’i gjykojë të tjerët pa shkak.

Ujori Ujori, kur nuk është në humor, mund të krijojë konflikte me këdo që nuk e mbështet në idetë e tij. Momentet e tilla shoqërohen edhe me një ndjesi ankthi për të, pasi mundohet ta kontrollojë veten, por nuk ja arrin dot kurrë.

Peshqit Peshqit nuk kanë shpesh sjellje tipike agresive kur janë në humor të keq. Ata njihen për sjelljet pasive agresive. Me anë të tyre, ata arrijnë të bëjnë këdo të ndihet keq duke bërë vi kt imën.

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934