Teksa ka qenë i ftuar sot në ‘Wake Up’, Alban Skënderaj ka zbuluar për veten disa detaje mjaft interesante.
Duke qenë një nga kantautorët e preferuar shqiptarë, këngët e tij dëgjohen në masë. Por si reagon vetë Albani kur dëgjon këngët e tij në publik?
“Kur jam në makinë dhe jam vetëm ndonjëherë e ngre zërin e radios, por kur jam me njerëz e ul sepse vihem në siklet. Më ka ndodhur edhe të jem në lokal dhe i kam thënë kamarierit ule muzikën se është turp” –ka treguar kantautori.