INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si reagon Jozefina Topalli kur shikon në ekran Eva Muratin? Ja si përgjigjet moderatorja e njohur [FOTO]

Si reagon Jozefina Topalli kur shikon në ekran Eva Muratin? Ja si përgjigjet moderatorja e njohur [FOTO]

Publikuar më: 21:31 02-02-2018

Sado që bën të pamundurën për të mos e larguar vëmendjen e publikut nga angazhimet e saj në ekran dhe ato artistike kohët e fundit, Eva Murati e ka të pamundur t’i shmangë pyetjet për jetën private. Të qenit në krah të Genar Topallit, djalit të ish-kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli, e ka bërë Evën të jetë në titujt kryesorë të medias rozë, edhe pse përkushtimi maksimal i saj është, në të vërtetë, te karriera.
Përveç programeve sportive në Digitalb, Eva ka provuar veten edhe në aktrim dhe duket se kjo sfidë e re po i pëlqen shumë. Pas pak ditësh ka premierën filmi "Njeriu me këmishë", një prodhim i ri i kinemasë shqiptare nga regjisori dhe skenaristi Luan Kryeziu.

Bashkë me të, ishte sot në “Rudina” edhe Eva Murati. Duke zbuluar disa nga detajet e filmit të ri, i konceptuar si ndërthurje e dokumentarit historik me filmin artistik, Eva nuk mund ta anashkalonte edhe një herë tjetër pyetjen private: Po partneri i saj, ç ’koment ka për Even aktore? Dhe për të disatën herë, Eva kthen të njëjtën përgjigje: “Do të doja të mos bëja asnjë koment për këtë, flasim herë tjetër. Nuk dua ta heq vëmendjen nga filmi."

Por Rudina nuk kishte ndër mend të hiqte dorë: “Për filmin po flasim…” – ia ktheu moderatorja duke vazhduar pyetjen e radhës, që gjithashtu është me interes për publikun e gjerë: “Po Jozefina Topalli si të shikon, si e ka pritur këtë interpretim tëndin në film? Se edhe kjo është me interes…”

Duke dashur të mos bëjë lajm (por nuk ia doli), edhe këtë herë, përgjigjja e Evës është e përgjithshme, shkruan RevistaClass: “Pa dyshim që gjithkush do ta mbështeste, sepse është një film për të cilin është punuar shumë dhe që të gjithë do ta pëlqejnë…. Por nuk do të doja ta zgjasja shumë”, – tha Eva duke e mbyllur për të disatën herë të njëjtën pyetje.

Eva është e vendosur. Jeta private, për të mbetet e tillë. Kështu që derisa ka shumë për të thënë për profesionin dhe përkushtimin e madh në punë, nuk do ta largojë vemendjen prej andej – madje edhe kur bëhet fjalë për Jozefina Topallin.

rudina.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609