“Motrat e mia, ëngjëjt e mi, mbretëreshat e mia.
Ato që më ngrenë lart shpirtin kur krahët harrojnë të fluturojnë”. Janë këto fjalë zemre që Adelina ka zgjedhur si dedikim në foton e postuar në Instagram, ku shfaqen 3 motrat Ismaili. Ne njohim Zanfinën, por rrallë e kemi parë Emën që është edhe motra e madhe por më pak mediatikja e familjes. “Bukuri, mirësi dhe energji pozitive” ka shkruar dikush në koment duke përmbledhur kështu gjithë sa përcillet në foto. Pas humbjes së nënës së tyre, Monës, shpresojmë për ditë më të bukura për vajzat, sidomos tani, me ardhjen në jetë të fëmijës së parë të Adelinës.