INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Si rri me atë obez të shëmtuar?” Përgjigjia e vajzës i lë të gjithë pa fjalë

“Si rri me atë obez të shëmtuar?” Përgjigjia e vajzës i lë të gjithë pa fjalë

Publikuar më: 10:13 01-04-2016

Christopher Glenn Reed dhe Ashley Stevens janë dy të rinj të fejuar që jetojnë në Xhorxhia, SHBA. Ajo është një vajzë e bukur, ndërsa Christopher është një djalë mbipeshë. Pas publikimit në rrjetet sociale të një fotoje të shkrepur në martesën e një çifti miqsh, ku Ashley kishte kapur buqetën me lule, në “Facebook” shpërthyen komentet fyese për Christopher.

“Si qëndron me të? Përveç se është një obez është dhe i shëmtuar” “Duket sikur ka sindromën Down”, ishin disa nga komentet, të cilave Ashley ia la të gjithë pa fjalë me përgjigjen e saj.

“Duke parë që flisni pa më njohur, ju them vetëm se kam fituar ‘jackpot’-in me Christopher. Nuk i ka muskujt e barkut të fortë si shkëmb, që do të thotë se vajzat duhet të duan një djalë, por çfarë rëndësie ka kjo nëse je duke kërkuar njeriun me të cilin kërkon të kalosh jetën? Me mua është i duruar, më jep dashuri edhe për gjërat më të vogla dhe është miku im më i mirë. E dua për atë që është dhe ai më do mua për atë që jam. Di të më kuptojë, di të më dashurojë dhe është zbavitës, këto janë gjëra shumë të rralla për t’u gjetur në ditët e sotme. Që kur isha e vogël, si shumë vajza të tjera, mendoja se do të martohesha një ditë. Në momentin që ia dhashë jetën time Krishtit dhe kam parë shumë martesa dhe marrëdhënie të bekuara nga Zoti, nuk mund të mos martohesha. Zoti ka dëgjuar dëshirat e zemrës sime dhe më dha Christopher-in. Dashuria dhe lutjet e tij më afrojnë me Zotin. Di që Zoti do të na mbrojë, sepse në fund të fundit jemi në një skuadër. Ne e dimë të vërtetën, juve jo. Dhe tani ju bllokojmë të gjithëve”- shkruan Ashley Stevens.

Article Logic
Execution time: 0.0048949718475342