Aktori Olsi Bylyku i njohur nga të gjithë si Kimikati, deklaroi dy muaj më parë se është larguar nga spektakli i humorit “Portokalli”. Pak më vonë u mësua se ai la “Top Channel” për të kaluar te “Tv Klan”, ku e kemi parë në emisionin e ri “BE Caffe” së bashku me dy kolegët Bes Kallaku dhe Erion Isai.
Ditën e djeshme ai ka publikuar një foto me veshjen me të cilën u paraqit sot në emision, por diccka nuk shkon me foton e tij. Po të shihni me vëmendje, pjesa e djathtë në fund të pantallonave është më e gjatë se ajo e majta dhe fansave nuk u ka shpëtuar ky detaj e ata i thonë që i është shqepur një pjesë.