Sarah Berisha dhe Dj PM janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Lidhja e tyre pati ulje dhe ngritje, e si pasojë disa prej banorëve por edhe publiku nuk besonte se ata do të qëndronin gjatë bashkë.
E tani që të dy janë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, fansat e tyre janë shumë kuriozë që të dinë se si po shkon marrëdhënia e tyre.
Për këtë arsye, Sarah herë pas here poston foto dhe video me Pajtimin. E kështu ka bërë edhe një ditë më parë, teksa ka ndarë me ndjekësit një imazh ku shfaqej vetëm Dj Pm.
“Me këtë Dj e Big Brother VIP”, ka shkruar blogerja krahas videos, duke etiketuar edhe Pajtimin, i cili më pas e ka ripostuar në “Instastory”-n e tij.