Ata janë përfolur shpesh për raportin e tyre i cili ka kaluar në valën e diskutimeve dhe ju me siguri keni pasur dyshime për marrëdhëniet që kanë.
Mungesa e Norës në festën e babyshow-it të Tunës shtoi edhe më shumë dyshimet se kunatat mbajnë mëri ndaj njëra-tjetrës.
Ndonëse kunatat nuk i kanë raportet aq të mira, nga ana tjetër Roberti mesa duket ka raporte shumë të mira për vëllain e tij Patrisin dhe këtë e ka treguar me një video të postuar në Instastory.
Roberti ka treguar momente teksa është në supermarket dhe personazhi kryesor shihet të jetë vogëlushi Tian.
Dashuria e xhaxhait mesa duket qenka goxha e lartë. E tregon më së miri kjo video.../intv.al/