Moderatorja Fjoralba Ponari ka treguar së fundmi se në periudha të ndryshme është përballur me problemet e shëndetit mendor ndërsa vë theksin tek nevoja për të kërkuar ndihmë. Një ndjekës e pyeti moderatoren nëse ka vujatur ndonjëherë nga ankthi, depresioni apo ndonjë problem tjetër të shëndetit mendor dhe Fjoralba e pohoi.
“Po, nga të gjitha edhe pse në periudha të ndryshme të jetës.
Është me shumë rëndësi të kesh mbështetjen si bashkëudhëtare, të njerëzve të tu më të rëndësishëm në luftën me secilën prej atyre që ke përmendur. Nëse nuk ke besim te njerëzit që ke afër, kërko ndihmë te një profesionist, më besooo është shumë e rëndësishme të ndash atë që po kalon me dikë tjetër, çfarëdo qoftë ajo që po ndjen”, shkruan Fjoralba.