Tre vite më parë, më 21 korrik Kuvendi ka qenë nën ethet e forta të miratimit të ndryshimeve që u bën në Kushtetutë në kuadër të reformës në drejtësi. Më pas pësuan 7 ligjet që sërish u miratuan mes debatesh e kundërshtish.
Kjo ditë është kujtur nga ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i cili ka qenë dhe një ndër deputetët e atëherësh më të përfshirë në diskutimin për nenet dhe ligjet që sot përbëjnë drejtësinë të reformuar. Kështu e kujton ai 21 korrikun e 2016: “Si sot tre vite më parë në këto orë, kujtoj ecejaket frenetike në mes të vapës së Tiranës, hyrje-daljet në zyrat e Kuvendit, takime me ambasadorë, tensionin e diskutimeve dhe negociatave. Kujtoj momente pas dyerve të mbyllura kur kam dëgjuar propozime që do t'i përmbysnin stomakun çdo profesionisti të së drejtës e që më kanë bërë të mendoj në ato momente që nëse miratoheshin, ajo nuk mund e nuk do të ishte Kushtetuta e vendit tim dhe që për fat nuk u materilizuan, të paktën plotësisht. Më kujtohen gazetarët që na prisnin në vapën e asfaltit. Te gjitha me kujtohen si nje film i jashtezakonshëm”, shkruan Bylykbashi në një shkrim të gjatë shpërndarë në Facebook.
Si shumë të tjetrë, edhe Bylykbashi shpreson vetëm tek SPAK-u. “Uroj vërtet që SPAK të mos dalë një frut tjetër i hidhur e të kthehet në "aspak". Sepse nëse SPAK nuk e kap politika, mund të kemi politikanë, gjyqtarë e prokrorë të korruptuar që shkojnë pas hekurave dhe jo thjesht t'i çoje vetingu në pension të shijojne pasuritë që kanë vënë. Dhe aty do të fillonte shpresa për ndryshim”, shkruan.
Vendimin më skandaloz Bylykbashi e vlerëson vendimin e Gjykatës së Durrësit që ia dha mandatin kryebashkiakes, Valbona Sako.
Kushtetuta e ndryshuar u miratua me 140 vota kur sapo sapo kishte kaluar mesnata e 21 korrikut të asaj dite të gjatë.