INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si t’i afrohemi kuajve

Si t’i afrohemi kuajve

Publikuar më: 10:45 03-07-2016
 
Ata njihen si më fisnikët në mbretërinë e kafshëve dhe për një periudhë të gjatë të historisë së njerëzimit kanë qenë të domosdoshëm. Ja se si duhet të silleni nëse doni t’i afroheni njërit prej tyre.
Duhet të keni parasysh që të mos përpiqeni kurrë ta bëni këtë gjë të vetëm, edhe nëse mendoni se keni eksperiencë me kuajt. E mira është që gjithmonë të jeni të shoqëruar nga një instruktor.
1.Si fillim duhet të përpiqeni të lexoni gjuhën e trupit të kalit. Mendoni se duket i qetë? E ka kthyer kokën nga ju? Ndërsa ju afroheni nuk përpiqet të largohet? Jeni në rrugën e duhur. Nëse e shihni që kali i ka veshët e kthyer nga mbrapa, ju ka ngulur sytë dhe është duke shkelmuar tokën mos u afroni pasi kali është i tensionuar.
2.Përpiquni t’i flisni kalit dhe sigurohuni që ai t’ju ketë parë. Mjafton që ai të ketë të drejtuar një sy dhe një vesh nga ju për t’ju dalluar. E rëndësishme është që mos t’i afroheni kurrë drejt, por të qëndroni pak anash. E mira është që të rrini nga ana e majtë pasi instruktorët zakonisht i afrohen nga ajo anë. Dhe diçka e rëndësishme është që mos ta shihni drejt në sy por tek gjunjët e tij.
3.Përdorni një hap të ngadaltë dhe të njëtrajtë. Gjatë kohës që jeni duke u afruar përpiquni t’i flisni kalit sa më shumë në mënyrë që ai ta dijë se ku ndodheni gjatë gjithë kohës.
4.Lëreni kalin që t’ju marrë erë. Si shumë kafshë të tjera, edhe kuajt kanë një nuhatje të fortë. Zgjatini dorën por mos e çoni drejt e tek hunda. Lëreni kalin të vendosë nëse do t’ju nuhasë apo jo. Kështu që lëreni dorën pak larg dhe nëse ai afrohet pak për t’ju nuhatur atëherë jeni në rrugën e duhur. 
5.Kur kali ka mbaruar së nuhaturi dhe ju doni ta përkëdhelni mos e filloni ta përkëdhelni drejt e në fytyrë. Me lëvizje të ngadalta dhe duke u siguruar që kali është duke ju parë shkoni te shpatulla e tij për ta përkëdhelur. E mira është t’i përdorni të dyja duart gjatë përkëdheljes. Fërkojeni por mos i gjuani atij pasi mund edhe ta trembni. Është shumë e thjeshtë që të trembni një kalë. Në moment që mendoni se e keni përkëdhelur mjaftueshëm, shtyjeni pak, bëni dy hapa mbrapa por me trupin e drejtuar nga kali, pas kësaj mund të ktheni kurrizin dhe të largoheni.
 
Article Logic
Execution time: 0.0024600028991699