Bëni udhëtimin e ëndrrave tuaja një realitet me një planifikim dhe përgatitje të vogël.
Rreth një e katërta e amerikanëve nuk do të shkojnë me pushime këtë verë, sepse nuk mund ta përballojnë atë, sipas një sondazhi. Por, për amerikanët që marrin kohë të paguar nga puna e tyre, mos marrja e atyre ditëve është humbje kohe dhe parash.
Për ata që ndihen sikur nuk mund të përballojnë pushimet, bëhuni krijues dhe mendoni jashtë kornizave.
Vera ka nisur dhe ka shumë mënyra krijuese për të bërë një pushim të ndodhë me një buxhet ekonomik.
Ruaj zgjuarsinë
Megjithëse mund të duket e kundërshtueshme, hapi i parë është të shmangni "buxhetimin" për udhëtimin tuaj. Çdo javë, lini mënjanë automatikisht paratë dhe veproni me ato që ju kanë mbetur.
Kërkoni për linjat ajrore me buxhet jo të lartë
Nëse udhëtoni në të gjithë shtetin ose nëpër oqean, ka shumë opsione fluturimi me buxhet ekonomik. Shumë linja ajrore me buxhet funksionojnë nga aeroportet që janë më larg qendrave të qytetit. Sigurohuni që kostoja e transportit në dhe nga këto aeroporte më të vogla, të mos kapë kosto të njëjtë siç do ta merrnit në qendër të qytetit.
Mundohuni të udhëtoni në ditët më pak të frekuentuara, si të martën ose të mërkurën. Regjistrohuni në faqet e internetit që ju lajmërojnë për tarifat dhe ju mund të gjeni edhe fluturime me 200 dollarë në Evropë.
Udhëtoni në shtator
Nëse nuk keni frikë të punoni me një përkufizim liberal të "pushimeve verore", ju mund të arrini pushoni shumë lirë në sezonin e shtatorit. Çmimet janë më të lira, atraksionet janë më pak të mbushura me njerëz dhe moti është ende mjaft i mirë. Dhe vera teknikisht zgjat deri në 20 shtator.
Shikoni për strehime të pazakonta
Këtu hiqen atumoatikisht si opsione hotelet e mëdha dhe eme emër. Kjo ëhstë një nga mënyrat se si ju të arriti të shijoni pushimet duke mos e vrarë mendjen për shpenzimet e tepërta.
Mos hani çdo vakt jashtë
Sigurohuni që të planifikoni shpenzimet kur të jeni në destinacionin tuaj. Edhe pse ju shijon së tepërmi të hani jashtë sepse është një pjesë e bukur e pushimeve, planifikoni për të gatuar disa nga ushqimet tuaja për të shpëtuar nga shpenzimet.
Mos neglizhoni fluturimet e minutës së fundit
Mos ngurroni të merrni fluturimin e minutës së fundit. Me ndihëm e aplikacioneve, ju mund të rezervoni dhoma, fluturime etj për më pak nga sa mund të paguanit për një rezervim që keni bërë muaj më parë.