INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si t’i bëni të tjerët t’ju pëlqejnë menjëherë

Si t’i bëni të tjerët t’ju pëlqejnë menjëherë

Publikuar më: 12:34 03-09-2016

1.      Kopjojini të tjerët

 

Në 1999, kërkimet e Universitetit të New Yorkut , nxorën  “efektin kameleon” që ndodh kur njerëzit në mënyrë të pavetëdijshme imitojnë sjelljen e të tjerëve, dhe kjo lehtëson pëlqimin.

 

2.      Kaloni më shumë kohë pranë tyre

 

Sipas efektit të ekspozimit të dukshëm, njerëzit tentojnë të pëlqejnë gjërat  me të cilat janë familjarizuar më shumë.

 

3.      Komplimentojini ata

Njerëzit do t’i lidhin mbiemrat që ju përdorni për të përcaktuar të tjerët, me personalitetin tuaj. Ky fenomen quhet transferim spontan tiparesh.

4.      Jini në një humor mjaft të mirë

 

Infektimi emocional përshkruan cfarë ndodh kur njerëzit ndikohen fort nga humori i të tjerëve. Sipas kërkimeve njerëzit, në mënyrë të pavetëdijshme i ndienjë emocionet e atyre që kanë pranë.

 

5.      Bëni miq me miq të tjerë

 

Dy njerëz ka të ngjarë të jenë më të afërt kur ata kanë një mik të përbashkët.

 

6.      Mos jini komplimentues gjithë kohën

 

Komentet tuaja pozitive do të kenë më shumë impakt nëse i shprehni ato vetëm rastësisht. Edhe pse mund të jetë kundër intuitës tuaj, përpiquni t’i komplimentoni më rrallë miqtë tuaj.

 

7.      Jini i ngrohtë dhe kompetent

 

Nëse e portretizoni veten si të ngrohtë, jo konkurues dhe miqësor, njerëzit ndiejnë që mund të kenë besim tek ju. Nëse dukeni kompetent, për shembull, nëse keni nivel të lartë ekonomik apo një status në edukim, ata janë më të prirur t’ju respektojnë. Psikologët thonë se vecanërisht në takime biznesi, është e rëndësishme të demonstroni ngrohtësi në fillim, pastaj kompetencë .

 

8.      Tregoni të metat tuaja kohë pas kohe

Sipas efektit të gabimit apo dështimit, njerëzit do t’ju pëlqejnë më shumë pasi të keni bërë një gabim – por vetëm nëse ata besojnë se ju jeni zakonisht një person competent. Të zbuloni që nuk jeni perfekt, ju bën më të prekshëm kundrejt njerëzve përreth jush.

 

9.      Nënvizoni vlerat e përbashkëta që ndani

 

Njerëzit tërhiqen më shumë nga ata që janë të ngjashëm me to. Ky njihet si efekti i tërheqjes së të ngjashmes. Nëse po shpresoni të jeni miqësor me dikë, përpiquni të gjeni një pikë ngjashërie mes jush dhe nxirreni atë në pah. 

 

10.  Prekini rastësisht

 

Kjo njihet si prekja e subkoshiencës që ndodh kur ju prekni një person kaq lehtë sa ai mezi e vë re. . Shembuj të zakonshëm përfshijnë prekjen e lehtë të kurrizit të dikujt ose të krahut të tyre gjë që mund t’I bëjë të tjerët të ndihen më të ngrohtë kundrejt jush.

 

11.  Qeshni

 

      Studimet tregojnë se të tjerët janë më të prirur t’ju pëlqejnë kur jeni i qeshur.

 

12.  Shikojeni tjetrin ashtu sic ai do të shikohet

 

Njerëzit duan të perceptohen në një mënyrë që përkon me atë që ata besojnë për veten. Ky fenomen përshkruhet si teoria e vetë-verifikimit. Ne të gjithë kërkojmë konfirmim të këndvështrimeve tona, qoftë pozitive apo negative.

 

13.  Tregojuni atyre një sekret

 

Të qënit i hapur rreth vetes mund të jetë një nga teknikat më të mira të ndërtimit të një marrëdhënieje. Kur ju mësoni informacione intime për një person tjetër, ka të ngjarë që ata të ndihen më afër jush dhe duan t’ju besojnë në të ardhmen.

 

14.  Prisni gjëra të mira nga njerëzit

 

Sipas Efektit Pygmalion, njerëzit I trajtojnë të tjerët sikur ata janë në përputhje me pritshmëritë e tyre ndaj tyre kështu bëjnë që personi të sillet në një mënyrë që i konfirmon këto pritshmëri.

 

15.  Silluni sikur i pëlqeni ata

 

Psikologët kanë njohur për një kohë të gjatë fenomenin e quajtur “eciprociteti I pëlqimit”. Kur mendojmë se dikush na pëlqen, jemi më të prirur ta pëlqejmë edhe ne atë.

 

16.  Lërini të flasin për veten

 

Lërini ato të flasin për veten. Studimet e Harvardit kanë zbuluar së fudni se të flasësh për veten mund të jetë vërtet shpërblyese, në të njëjtën mënyrë sic ndodh me ushqimin, paratë apo seksin.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607