INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si  t’i largoni mendimet negative

Si t’i largoni mendimet negative

Publikuar më: 21:21 23-12-2017

Shpesh mjafton një mendim negative për të na prishur të gjithë ditën.

Psikiatri dr. Daniel tha se mendimet ndikojnë në pamjen, energjinë dhe gjendjen tonë të përgjithshme shëndetësore.

Në librin “Ndryshoni mendjen tuaj, ndryshoni trupin tuaj”, dr. Amen identifikon mendimet automatike negative të cilat i përshkruan si “zërat e vegjël që gjenden në kokën tuaj dhe ju thonë që nuk jeni të mirë sa duhet”. Fatmirësisht, në ta mund të ndikohet.

1. Krejt ose asgjë

 Kjo përfshin të menduarit bardh e zi, i cili ju bën të besoni se si gjithçka është ose absolutisht mirë ose absolutisht keq. Kuptoni se si një dështim nuk do të thotë që duheni të hiqni dorë. Çdokujt mund t’i ndodhë ndonjë gabim, por fatmirësisht shumë gjëra në jetë nuk varen nga një vendim i gabuar.

2. Përdorimi i negacioneve dhe i përgjithësimeve

Nëse mendoni ose thoni fjali si “kurrë nuk do të heq ndonjë kilogram të tepërt”, viheni në pozitën ku nuk keni kontroll ndaj veprave tuaja. Kurrë mos thoni kurrë ,  ndalojani vetes përdorimin e përgjithësimeve.

3. Fokusimi në gjërat negative

Nëse shpesh e lodhni veten me mundësitë negative, në vend se të mendoni për pozitivet, shumë më parë do të hiqni dorë se sa të vazhdoni. Përpiquni që në gjithçka të gjeni anën pozitive, dhe në këtë mënyrë të ngrini disponimin.

4. Të menduarit me ndjenja

Kur supozoni që keni të drejtë në lidhje me diçka, mos e vëni në dyshim vazhdimisht. Përpiquni të mendoni me logjikë në vend të ndjenjave. Kërkoni dëshmi që do ta mbështesin qëndrimin tuaj.

5. Faji

 Përdorimi i fjalëve si “nevojitet” ose “duhet” manifeston ndjenjën e fajit dhe i lejon të kontrollojë sjelljen tuaj. Largojeni ndjenjën e fajit, bëni çka duhet por jo me çmimin e shëndetit tuaj ose arsyes së shëndoshë.

6. Etiketimi

Nëse ia qepni vetes etiketën (si për shembull “unë jam humbës”), ia merrni vetes kontrollin ndaj asaj që bëni, ndërsa edhe do të filloni t’u besoni këtyre mendimeve negative. Ky qëndrim do të thotë që keni tendencë për të hequr dorë lehtë.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098