INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si t’ia fitoni zemrën Encës?

Si t’ia fitoni zemrën Encës?

Publikuar më: 21:51 17-03-2016

Të bësh për vete një personazh të suksesshëm si Enca nuk duket një lojë fëmijësh e megjithatë ekziston një mënyrë.

Romancë? Mos u tregoni naivë. E vetmja mënyrë për ta bërë për vete artisten 20 vjecare është një makinë dhe jo dosido. Në një postim në rrjetet sociale këngëtarja bukuroshe ka bërë të ditur se e vetmja makinë që ia fiton zemrën është kjo kabriole ngjyrë rozë. Vetëm se ka një problem. Ajo thotë gjithashtu se dëshiron edhe këtë shoferin brenda makinës së ëndrrave. Kështu që në cdo rast, edhe sikur t’ia dilni për t’i plotësuar dëshirat, dashurinë e Encës si shpërblim do ta marrë dikush tjetër. Por mos u shqetësoni, të paktën do të shijoni kënaqësinë kur bën dikë të lumtur.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273