Dashi vepron në mënyrë istinktive, atyre nuk u pëlqen që të luten në shtrat. Janë të nxehtë nga natyra dhe u pëlqen një raport seksual i egër, në vende të pazakonta mundësisht duan të ndjejnë edhe pak rrezikun në mënyrë që të arrijnë kulmin e eksitimit.
Demi
Demi është pak i pasigurt, ndaj dhe të lindurit e kësaj shenje kanë nevojë që të ndjejnë një lloj sigurie për të lëshuar veten totalisht në shtrat. Atyre nuk u pëlqen që të kapërcejnë shpejt hapat. Kështu që merrini gjërat me ngadalë dhe mundohuni të shijoni çdo moment në shtrat me ta.
Binjakët
Ata janë kreativë nga natyra, kështu që edhe në shtrat nuk ka se si të jenë ndryshe. Që t’i bëni të çmenden në shtrat mjafton një pozicion jo i zakonshëm dhe disa shikime të thella në sy.
Gaforrja
Për një Gaforre, intimiteti është një formë komunikimi sublim. Duke qenë se kjo shenjë është shumë e ndjeshme do ta ketë të vështirë që të hyjë në intimitet, pa pasur lidhjen e duhur emocionale me partnerin.
Luani
Dramatik dhe intensiv. Për të vendet e luksit dhe pasqyrat e kushtueshme janë afrodiziakët më të efektshëm. Gjithashtu nuk duhet të harrosh që t’i bësh komplimenta gjatë marrëdhënies seksuale.
Virgjëresha
Virgjëresha është një shenjë shumë metodike dhe e organizuar . Kjo mund të bëjë që të tjerët të mendojnë se është e ftohtë, gjithsesi pas pak kohësh në intimitet kjo shenjë është gati që të bëjë çmenduri. Asaj i pëlqen komoditeti dhe privatësia, kështu që mos mendoni të bëni ndonjë “skenë” në vende publike.
Peshorja
Kësaj shenjë i pëlqen që të krijojë skenarë , të cilët i përgjigjen një fantazie të caktuar. Shikimi është arma e tyre më erotike, gjithashtu edhe një dhomë e mobiluar bukur si dhe disa të brendshme seksi mund të shërbejnë si afrodiziakë për ta.
Akrepi
Akrepi është shenja më e nxjehtë e zodiakut. Për të ky është momenti i duhur për t’i shprehur afeksionin partnerit. Vishu seksi dhe foli pisët, mund të shkoni edhe në vende të pazakonta në mënyrë që ta eksitoni më shumë partnerin.
Shigjetari
Shigjetari është spontan dhe i pëlqen shumë që çdo gjë ta bëjë pa e planifikuar. Një darkë e këndshme plot me të qeshura është rruga e duhur drejt eksitimit për ta. Diçka tjetër që mund t’i ndezë është rreziku, kështu që nëse propozojnë seks në publik mos u habisni.
Bricjapi
Në fillim ata do të duken të ftohtë dhe të rezervuar, por pak nga pak do të fitojnë siguri dhe do të jenë më komodë. Kjo do të bëjë që të tregojnë anën e tyre të zjarrtë dhe pasionante. Atyre u pëlqen të komandohen, por sigurisht pa pasur presion të tepërt nga të tjerët.
Ujori
Ujorit i pëlqen t’i bëjë fantazitë realitet, sidomos kur këto të fundit përfshijnë vende të pazakonta. Për të “çmendur” një burrë të shenjës së Ujorit në shtrat, mjafton të flasësh për dëshirat e tua më të fshehta dhe t’i stimulosh imagjinatën seksuale.
Peshqit
Peshqit janë shenja më romantike e horoskopit. Për të ky moment është gati trashedental dhe duhet të përfshijë shumë intimitet. Atyre u pëlqen të veprojnë me qetësi dhe të eksplorojnë me ngadalë çdo pjesë për të zbuluar burimet e kënaqësisë tek partnerja. LIVING.AL