INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ta bëni seksin edhe më të nxehtë në verë

Si ta bëni seksin edhe më të nxehtë në verë

Publikuar më: 16:14 24-07-2017

Mos u tërhiqni pas kur bëhet fjalë për eksperienca të reja! Këtë verë eksperimentoni pak ekzibicionizëm të shëndetshëm dhe eksitues!

Shkoni në jug
Ju pret një udhëtim i gjatë me makinë nëpër rrugën e pashtruar. Rrëshqitni ngadalë drejt jugut të partnerit dhe bëjeni të kuptojë se gjysma e rrugës për të arritur është shumë, po shumë eksituese.

Ndiz zjarrminë
Fik kondicionerin të paktën për një natë dhe i lini shpirtrat përvëlues të mbështillen me njëri tjetrin dhe pastaj hidhuni bashkë nën një dush të freskët për raundin e dytë.

Në tendë
E ku ka gjë më të bukur sesa të bëhesh njësh me natyrën? Organizoni kamping dhe shijoni kënaqësitë seksuale në gjelbërim. Por, kujdes nga zhurmat!

Në diell
Bëhuni nudistë për një ditë, kërkoni një plazh të izoluar dhe shihni trupat e zhveshur që nxihen ndërsa ju përkëdheleni ëmbël...

Party me Sangrija
Mos e nënvlerësoni pushtetin e alkoolit, organizoni një parti me sangrija për vete dhe partnerin dhe... hidhuni brenda!

Të luash me pompë
Nëse nuk bëni dot seks në plazh, bëjeni kopshtin e shtëpisë një Eden të seksit. Vish kostumin më seksi, lozni me të lagura me pompën e ujit ndoshta duke lënë të shihet diçka...shpejt do të keni dëshirë të kaloni te lojërat për më të rritur.

Vazhdo me sportin
Adrenalina ndihmon në stimulimin e eksitimit. Hidhuni në ndonjë sport që ju bën t’ju vijnë të dridhura dhe pastaj dorëzojuni gëzimit të çmendur në shtëpi.

Luaj me ushqimin
Përfito nga piknikët dhe darkat me miqtë për të vendosur në meny ushqime afrodiziakë verore si luleshtrydhe, avokado dhe shparguj.

Ndiz me akull

Bëni kuba akulli dhe në vend t’i lëpini përdorini mbi pjesë të ndjeshme si qafa, gjoksi dhe brenda kofshëve për një pasion akulli që zien.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824