Marrëdhëniet njerëzore janë të formave të ndryshme dhe të gjitha ndërtohen mbi baza besimi, respekti dhe dashurie. Nëse një nga këta element humbet, shumica e lidhjeve janë të destinuara të ndërpriten. E njëjta gjë ndodh edhe me miqësinë mes dy vajzash. Të gjitha keni një mike të ngushtë me të cilën ndani çdo gjë, por ka raste kur duhet të tregoni kujdes pasi jo gjithmonë gjërat janë siç duken.
Të ashtuquajturit ‘njerëz toksik’ janë gjithmonë rreth nesh dhe përpiqen të na transmetojnë negativitet.
Më poshtë do t’ju listojmë 3 gjëra që duhet të keni parasysh nëse dyshoni se miqësia juaj nuk po funksionon siç duhet:
Miqtë e shtirur përpiqen të të ndryshojnë dhe nuk të lejojnë të jesh vetja
Ata mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë
Të përmendin çdo gabim që ke bërë në zënkën më të thjeshtë
Këto tre këshilla gjejnë përdorim edhe më të gjerë, prandaj tregohuni vigjilentë.