INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky terapist na jep këshilla si ta “disiplinosh” gruan [VIDEO]

Ky terapist na jep këshilla si ta “disiplinosh” gruan [VIDEO]

Publikuar më: 20:45 11-05-2016

Një terapist i një familjeje të Arabisë Saudite ka publikuar një video duke dhënë këshillën e tij në lidhje me dhunimin e gruas. Në videon e tij Khaled Al Saqaby thotë se është i vetëdijshëm që kjo çeshtje është shumë prekëse dhe përmban shumë rreziqe. Ai shton: "Por allahu dëshiron që ne ta kalojmë urën të sigurtë". Videoja është xhiruar në fillim të këtij viti dhe më pas ështe perkthyer dhe publikuar muajin e fundit nga Washington DC. Në video zoti Al Saqaby sugjeron se qëllimi i dhunimit të gruas është të disiplinohet dhe jo për të çliruar nervat e njeriut.

Kushtet e nevojshme islamike për dhunimin duhet të shpalosen,shton ai. Terapisti sugjeron që dhunimi nuk duhet të realizohet me shufër ose mjete të mprehta por me një furçë dhëmbësh ose shami.

Ai shpjegon: "Për shkak se qëllimi është thjesht të bësh gruan të ndihet sikur ajo është gabim në mënyrën si e ka trajtuar burrin e saj”. Para se të dhunosh gruan, burrat duhet të iu kujtojnë grave të drejtat e burrave dhe detyrat e grave sipas allahut. Ai rekomandon që burri ta injorojë gruan në krevat duke i kthyer shpinen ose njëri nga ta të flejë në dysheme.  Por  sugjeron që burrat nuk duhet të shkojnë te shtëpite  e të tjerëve sipas këndvështrimit “të disiplinuarit të gruas dhe të mos nxjerrësh rrobat e pista në publik”. Duke dhënë arsyen kryesore se një burrë duhet ta dhunojë gruan e tij, ai thotë që eshte debati midis gruas dhe burrit. "Fatkeqësisht disa gra duan të jetojnë një jetë të barabartë me burrat e tyre dhe ky është një problem i madh”, thotë ai. Disa gra bëjnë gabime të cilat i çojnë burrat e tyre në aktin e dhunimit. Al Saqabi sugjeron që janë disa situata ku gruaja godet bashkëshortin për shkak të "mënyrës së edukuarit" ku ai mund të ketë parë babain duke dhunuar mamanë e tij dhe imiton sjellje të njejtë. Ai gjithashtu thotë që është e mërzitshme të thuhet por disa herë disa gra i provokojnë burrat e tyre që ti dhunojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932