INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ta keni më të lehtë agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit [FOTO]

Si ta keni më të lehtë agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit [FOTO]

Publikuar më: 11:46 06-05-2019

Si fillim, ju urojmë agjërim të lehtë të gjithë Myslimanëve në mbarë botën. Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët agjërojnë më shumë se 10 orë nga agimi deri në muzg duke mos ngrënë asgjë. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjat 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re.
Për shkak të orëve të gjata të urisë, bëhet dhe më e vështirë, por nëse përfshin ushqime që ndihmojnë për të kapërcyer urinë dhe etjen, atëhere ndihma është e madhe.
Sipas revistës Class, Profesor Oguz Ozyaral ka thënë se lëngu i domates ndihmon agjëruesit gjatë Ramazanit të ndihen më të ngopur gjatë ditës dhe të jenë të shëndetshëm.

-640-0-5ccf20403a709.jpg

"Lëngu i domates është mënyra më e mirë dhe më e ushqyeshme e frutave sepse ka shumë të mira shëndetësore. Ai përmban antioksidantë që parandalojnë sëmundje të panumërta duke përfshirë edhe kancerin. Përveç kësaj, lëngu i domates i ndihmon njerëzit të ndihen të ngopur deri në tetë orë. Pirja e lëngut të domates gjatë syfyrit është gjithmonë një zgjedhje e mirë".

-640-0-5ccf2040e4cf4.jpg
Pavarësisht se lëngu i domates mund të mos jetë i shijshëm, mund t’ia ndryshosh shijen edhe duke shtuar disa përbërës të tjerë ku ju rekomandojmë si më poshtë.
Prit gjashtë kokrra domate, dy gjethe selino, një qepë, gjashtë thelpinj hudhër, një piper të ëmbël dhe një djegës. Vendosi të gjitha këto në mikser dhe shto dy lugë sheqer dhe një lugë gjelle kripë. Përzieji plotësisht.
Vendose përzierjen në një tigan, shto pak ujë dhe lëre të zjerë. Pasi të ketë zjerë, duhet të prisni pak që të ftohet dhe vendoseni edhe një herë në blender derisa çdo pjesë e vogël të zhduket.

Article Logic
Execution time: 0.0039567947387695