INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ta kuptojmë që kemi takuar personin e duhur? Qenka më e thjeshtë se çmund ta kishim imagjinuar!

Si ta kuptojmë që kemi takuar personin e duhur? Qenka më e thjeshtë se çmund ta kishim imagjinuar!

Publikuar më: 17:37 22-02-2019

E shoh në sytë tuaj të lezetshëm. Jeni lodhur. Jeni ekzaltuar. Jeni sëmurë duke kërkuar diçka që duket e paarritshme. Jeni lodhur me zhgënjimet. Por, njësoj sikur ju, kanë kaluar edhe shumë njerëz tjerë. Megjithatë, nuk duhet të gjunjëzoheni. Nuk duhet të hiqni dorë.

Duhet të dëgjoni mirë.
Një ditë, ju do ta takoni personin e ëndrrave. Një ditë do të takoheni me TË DUHURIN që është lindur për të mbetur në jetën tuaj përgjithmonë. Ju mund të mos e kuptoni këtë në fillim, por shumë shpejt do ta kuptoni se në jetën tuaj është futur për një qëllim.

Do ta gjeni kur më së paku e prisni. Por në momentin që sytë dhe duart e juve dyve takohen, menjëherë do ta përjetoni ndjenjën e lehtësimit. Më në fund do t’i ndjeni fluturat në bark. Emocione të shumta do ta pushtojnë trupin. Dhe këtë do ta dini.

Pas gjithë atyre viteve neglizhencë, zhgënjim dhe dhimbje, zemra juaj më në fund do të jetë e dashuruar. Më në fund do ta kuptoni se përse asnjë lidhje para këtij mashkulli nuk ka funksionuar shkruan telegrafi. Më në fund do ta kuptoni se e gjithë dhimbja që e keni përjetuar në të kaluarën ka qenë vetëm rrugë e shtruar për të arritur deri ky – deri te dashuria e vërtetë.

Pjesa më e mrekullueshme e takimit të këtij personi është se për herë të parë në jetë ju nuk do ta ndjeni nevojën të dyshoni në të. Thjesht do ta dini. Do ta dini në zemrën tuaj se është krijuar dhe është sjell në botë për të qenë me ju.

Për herë të parë në jetën tuaj, nuk do të keni konfuzitet apo ankth në mendje. Thjesht do të ndjeni qetësi nën prezencën e tij. Për shkak se thellë brenda jush do ta dini se e keni gjetur atë që keni qenë duke e kërkuar.

Andaj, mos merrni vendime të ngutshme kur flitet për dashurinë. Për të ndjerë dashuri të vërtetë është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Lumturia më e madhe për çfarë mund të shpresojë një person është nëse dashurohet njëjtë.

Asnjëherë mos e pranoni një lloj dashurie që nuk ju ndihmon të lulëzoni dhe të zhvilloheni. Asnjëherë mos e pranoni një person që nuk është i gatshëm t’ju dashurojë në mënyrat që e meritoni të dashuroheni. Asnjëherë mos pranoni më pak se ç’meritoni. Asnjëherë mos ia harroni vlerën vetes.
Dashuria nuk supozohet të jetë gjë e vështirë, por supozohet t’ju inkurajojë të fluturoni.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111