INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ta kuptoni nëse partneri juaj është egoist? Këto janë 5 sekretet!

Si ta kuptoni nëse partneri juaj është egoist? Këto janë 5 sekretet!

Publikuar më: 10:50 21-06-2017
Ekspertët sugjerojnë se duhet të tregoheni të vëmendshëm për  të kuptuar, nëse partneri juaj është shumë egoist, pra i fiksuar pas vetes së tij.
Ja disa shenja, sipas intv.al  që tregojnë se keni të bëni me një të tillë:
 
1. Asnjëherë nuk e pranojnë fajin
Për ndonjë gjë që nuk shkon ashtu si duhet, ky person nuk e pranon fajin asnjëherë. Gjithmonë gjen dikë për të fajësuar dhe kjo tregon se vërtet mendon se është i pagabueshëm.
2. Dëshiron të dominojë në bisedë
Ky person harron që në bisedë është edhe dikush tjetër. Ky person flet vetëm për veten e tij dhe çdo gjë e sjell rreth vetes.
3. Mendon se është shumë tërheqës
Gjatë gjithë kohës, ky person mendon se është shumë tërheqës dhe pamja e jashtme e tij gjithmonë është shumë e mirë. Nëse shpreh komplimente për veten e tij, sipas intv.al kjo tregon se është egoist.
4. Nuk pranon kritikat
Gjatë jetës në fusha të ndryshme, gjithësecili prej jush merr kritika të ndryshme. Disa prej tyre i pranoni, disa të tjera jo. Këta persona nuk i pranojnë asnjëherë kritikat dhe qëndrojnë vetëm me atë çfarë ata mendojnë.
5. Nuk ju lejon të veproni
Këta persona, dëshirojnë të bëjnë gjëra të ndryshme për veten e tyre, por kur vjen puna te partneri ata nuk mendojnë njësoj. Ata pëlqejnë të bëjnë aktivitete që të kënaqin veten e tyre, por të tjerëve nuk jua lejojnë këtë gjë.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega

Article Logic
Execution time: 0.0034987926483154