Fshihni fotot ku ju kanë bërë tag
Fotot tag në Instagram nuk janë aq të dukshme në Instagram sa ç’janë në Facebook, por çdokush mund t’i aksesojë ato duke u future në profiling tënd dhe duke shtypur foton tënden në ikonë. Nëse nuk do që një foto në të cilën të kanë bërë tag të duket, kliko ikonën ‘photos of you’, shko tek tre pikat mbi ekran dhe zgjidh “Hide Photos”.
Asnjëherë mos humbisni poste
Instagrami ka hequr rendin kronologjik të kohështrirjes, duke shkaktuar që disa përdorues të humbasin shumë poste të llogarive që ndjekin. Për ta evituar një gjë të tillë, shkoni tek profili i personit që doni t’ia shihni të gjitha postet, klikoni tre pikat në anën e djathë të ekranit dhe selektoni “Turn On Notifications.”
Harxho më pak internet
Nëse shqetësohesh për sasinë e internetit që shpenzom gjatë navigimit në Instagram, mund ta limitosh duke sakrifikuar shpejtësinë në të cilën fotot dhe videot e tua ngarkohen. Shko në profiling tënd, kliko tre pikat në të djathën e ekranit lart, hap “Cellular Data Use” dhe zgjidh “Use Less Data.”
Fshih dhe rendit filterat
Filterat janë një pjesë e rëndësishme e Instagramit, por janë aq shumë në dispozicion sa është e lehtë të humbasim. Mund të ndryshojmë rendin në të cilin shfaqen, apo edhe të fshehim ato që nuk përdorim asnjëherë, për të shpejtuar procesin e shpërndarjes së një fotoje. Në faqen e filterave, shkoni në fund, klikoni Manage, dhe renditni filterat sipas dëshirës suaj, ose fshihni ato që nuk i përdorni.
Regjistro pa duar
Instagram Stories është bërë një hit i madh prejse është lançuar vitin e kaluar, por mund të mos e dish se mund të regjistrosh klipe pa patur nevojë të mbash butonin “regjistro”. Në ekranin e Stories, thjesht shko tek opsioni “Hands-Free”.