INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ta rrethojmë veten me miq të mirë?

Si ta rrethojmë veten me miq të mirë?

Publikuar më: 18:00 06-05-2018

Le të jemi të ndershëm dhe të sinqertë: Sa miq të ngushtë keni? E kam fjalën për ata lloj shok apo shoqe që nëse ju i telefononi në orën 3 të mëngjesit ata do t’ua hapin telefonin dhe do përgjigjen për çfarëdolloj gjëje që ju do të keni nevojë. Studimet kanë treguar se shumica e përgjigjeve është një ose dy. Sidomos që tani po jetojmë në epokën e teknologjisë, miqësitë e sinqerta janë shumë të vështira për t’u krijuar. Por një nga problemet që hasim është se shpeshherë gjendemi të rrethuar nga shok apo shoqe që nuk na bëjnë që të ndihemi mirë. Por si ta rrethojmë veten me miq të mirë? IN Tv iu tregon disa këshilla që duhet t’i keni parasysh.

Përpiqu të kuptosh se çfarë ti do

Të gjithë ne e duam që të rrethohemi nga njerëz që kanë të njëjtat interesa me ne. Ky është edhe thelbi i një shoqërie që të zgjasë përjetësisht. Nëse ti do të gjesh shokë që duan të shijojnë natyrën, mos fillo tyë dalësh nëpër club-e me idenë se aty do gjesh miqtë që ti do të duash të kesh afër.

Thuaj ‘Jo’

Thuaju ‘jo’ miqve që ty nuk të japin energji të mira dhe pozitive. Miqtë dhe shokët e ngushtë janë aty për të të mbështetur, për të të ndihmuar për të krijuar versionin tënd më të mirë dhe të të bëjnë optimistë pikërisht në ato momente që ti ke humbur çdo besim. Nëse një shok që ke afër nuk të jep këto energji, për çfarë ja vlen që të rrish me të?

Dëgjo që të të dëgjojnë

Shoqëria është aty kur ne kemi diçka për të folur dhe është e vetmja hapësirë ku ne mund të shprehemi pa komplekse me idenë se nuk do të gjykohemi. Miqtë janë aty për të të dëgjuar, por jo vetëm. Edhe ju duhet t’i dëgjoni miqtë në mënyrë që shoqëria juaj të funksionojë. Përpiquni që egoizmin ta shmangni sa më shumë!

Momente argëtuese

Eksperiencat dhe momentet argëtuese ku të kaloni mirë me miqtë tuaj është edhe magneti i një shoqërie të shëndetshme.

Përkushtohuni dhe jepni sa më shumë

Një fjalë e ngrohtë, një kompliment apo një kritikë pozitive gjithmonë nuk është e tepërt. Përkundrazi!

Bëhu miku i vetes tënde

Kjo është një nga gjërat thelbësore që duhet patur parasysh. Nëse ti kujdesesh për veten dhe beson tek vetja juaj, kjo do të ndodhë edhe me miqtë tuaj. Ata do të krijojnë besim tek ty dhe do të mendojnë se do kenë një shok/shoqe që gjithmonë do të kujdeset për të.

Duhet që edhe ti të jesh një shok/shoqe e mirë

Të gjithë ne duam dhe kërkojmë që në jetën tonë të kemi miq të mirë, por harrojmë faktin që edhe ne duhet të jemi të tillë. Edhe pse një mik/mike të ka zhgënjyer, nuk është e detyrueshme që duhet ta bësh edhe ti. Tregohu i vërtetë edhe kur të tjerët nuk janë. Por studimet kanë treguar se nëse përpiqesh që të jesh miq me të gjithë, ty do të bëjë që të mos kesh asnjë mik të vërtetë.

 

Mundohuni që të largoheni nga zona juaj e rehatisë dhe vendoseni veten në situata të rej, të mira, të frikshme, çfarë rëndësie ka kjo. Gjithmonë është një eksperiencë e re dhe ti do mund të njohësh njerëz, pse jo të krijosh edhe miq të mirë. Kjo nuk do bëjë asgjë më shumë, vetëm se do të zgjerojë raportin tuaj të shoqërisë.

 

Përshtati: Irini Meçe

Article Logic
Execution time: 0.0034701824188232