INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ta shpëtoni lidhjen nga ndarja

Si ta shpëtoni lidhjen nga ndarja

Publikuar më: 11:37 28-03-2016
Ndarjet në  një lidhje kohët e fundit po shtohen për arsye të ndryshme.
Ekspertët ju sugjerojnë gjërat që duhet të mundoheni të bëni për të shmangur problemet në lidhje, të cilat çojnë deri në ndarje.
 
1. Dashurojeni  partnerin në mënyrën që dëshiron
Për të shprehur dashurinë secili prej jush ka mënyrën e vet. Mundohuni të mësoni se çfarë i pëlqen  partnerit tuaj, sepse në këtë mënyrë nuk do tregoni shenjë egoizmi.
 
2. Mos u fokusoni  në gjërat e vogla pa rëndësi
Të fiksoheni  me diçka pa rëndësi, nuk do e ndihmojë lidhjen tuaj  të jetë e shëndetshme. Kjo gjë do sjellë vetëm debate të kota dhe do krisë lidhjen tuaj. Mundohuni t’i kaloni situatat pa shkaktuar probleme.
 
3. Programoni pushime
Pushimet ndihmojnë çiftet të kalojnë problemet e tyre. Nëse nuk i keni kushtet ekonomike për të kaluar pushime, mundohuni të kurseni për të shkuar diku së bashku. 
 
4. Falni më shumë
Secili ka karakterin e tij, por tashmë jeni dy persona dhe toleranca është një nga gjërat më të mira në një lidhje. Sa më shumë ta falni njëri-tjetrin, aq më pak probleme do keni në lidhjen tuaj.
 
5. Krijoni  hapësirën tuaj
Të qëndrosh gjatë gjithë kohës me partnerin nuk është ide e mirë. Nëse nuk keni një jetë tuajën, kjo do bëjë që të mërziteni me njëri-tjetrin dhe lidhja të shkojë në monotoni. Bëni gjërat tuaja, sepse çdo gjë ka vendin e vet.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036091804504395